-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Në PS ka ende tumore për të pastruar, por ndodhin aksidente!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se PS është bërë një organizëm që drejton operacione kundër korrupsionit, duke shtuar se ndodhin edhe aksidente gjatë këtij procesi, pasi ai është ende i ri dhe i dhimbshëm.

Rama theksoi se, edhe pse ka pasur momente të vështira, PS është e angazhuar të pastrojë të gjithë “tumoret” që ndodhen brenda pushtetit, duke dorëzuar shpatën e drejtësisë dhe duke e bërë reformën në mënyrë të pakthyeshme.

“Shpatën e ka pasur pushteti politik, ne këtë shpatë me reformën në drejtësi ia dorëzuam zonjës.

Në momentin që ke dorëzuar shpatën, nuk e ke dorëzuar dhe i thua ti do ta përdorësh ku të të them unë, vetëm injorantët dhe lagësirat e kënetës mund ta interpretojnë kështu, por nuk funksionin kështu, Nuk e bën dot edhe sikur të duash. Kur e dorëzuar me vulë, me firmë me vulë ke thënë merre shpatën është e jotja.

Kur i ke dhënë shpatën i ke hapur sytë që të shohë edhe qafën tënde, sepse shpata është për tu përdorur, jo për tu mbajtur në dollap. PS është bërë organizmi mbi të cilën bëhen edhe operacionet kundër korrupsionit, në këto operacione sigurisht që ka në organizmin e përgjithshëm të pushtetit edhe tumore për të pastruar. Por ndodh ndodhin edhe aksidente në këtë proces, sepse është një praktikë e re dhe natyrisht që është e dhimbshme e rëndë, stresuese të përjetosh gjëra të cilat nuk është e vështirë të kuptosh që janë gabim dhe të mbyllësh gojën 5 vite me radhë, por jo unë të gjithë dhe jo me kënaqësi asnjëri, por me vetëdije që po bëjmë gjënë e duhur. Kemi pasur momente që “tani shiko se bën mu nuk është kështu, jo lërë” sepse na ka interesuar që shpatën ata që e kanë marrë ta besojnë deri në fund se është e tyrja.

Është sakrificë e madhe, nuk është kollaj.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit