Dhjetëra mijëra njerëz u bashkuan me studentët protestues të shtunën në Serbi në një tubim kundër padrejtësisë dhe korrupsionit.
Studentët e universiteteve në vendin ballkanik po mbajnë protesta mbarëkombëtare që nga shembja fatale e çatisë së një stacioni të trenit në muajin nëntor që vrau 15 njerëz dhe për të cilën kritikët fajësojnë korrupsionin qeveritar.
Protestuesit nga i gjithë vendi u mblodhën në Nish, rreth 200 kilometra në jug të Beogradit, për të marrë pjesë në tubimin e së shtunës në stilin e një festivali, që pritet të zgjas për 18 orë.
Studentët thanë se ngjarja, gjatë së cilës do të miratohet simbolikisht një dekret, është “një thirrje zgjimi për të kaluar nga apatia në veprim, nga heshtja në një luftë të zhurmshme për një të ardhme më të mirë dhe zotim për të mos hequr dorë kurrë”!