-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti Begaj uron besimtarët në nisjen e Ramazanit: Agjërim sa më të lehtë!

Kryesoret

Në ditën e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë për një Ramazan të bekuar dhe agjërim sa më të lehtë.

Ai theksoi rëndësinë e bujarisë dhe solidaritetit gjatë këtij muaji dhe i ftoi besimtarët të kujdesen për ata që kanë nevojë, duke e shfrytëzuar mundësinë për të forcuar lidhjet familjare dhe për të kontribuar në mirëqenien e shoqërisë. Begaj uroi që ky muaj të sjellë më shumë paqe dhe begati për të gjithë.

“Ramazan sa më të begatë e agjërim sa më të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë!

Uroj që bujaria dhe solidariteti, dy tipare thelbësore të këtij muaji, të mbizotërojnë te secili nga ne për t’u afruar më shumë me Zotin. Le të kujtojmë e të kujdesemi dhe për ata që pamundësia i ka bërë të mos gëzohen si gjithë të tjerët, e t’i ndihmojmë me bindjen e plotë se dhënësi përfiton më shumë se marrësi.

Muaji i Ramazanit mbart në vetvete edhe një tjetër bekim: mundësinë për të ruajtur lidhjet familjare e për të respektuar çdokënd me të cilët bashkëndajmë këtë vend.

Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë!”- shkroi Presidenti Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit