Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar ngjarjet e fundit ndërkombëtare, duke theksuar se ndarja mes SHBA-së dhe BE-së po rritet, duke e bërë situatën më të ndërlikuar për Serbinë.
Ai ka përmendur edhe Kosovën, duke theksuar se disa në Serbi janë të kënaqur që nuk do të ketë më një presion të unifikuar nga SHBA dhe BE për çështjen e Kosovës, por shtoi se kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë.
“Kjo na tregon se hendeku midis SHBA-së dhe BE-së vetëm sa do të zgjerohet. Në këtë moment, disa këtu po gëzohen, duke e konsideruar të mirë që “”ariu ka filluar të kërcejë para derës së tyre”” dhe se nuk do të ketë më presion të unifikuar ndaj nesh për shkak të Kosovës. Por kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë,” , ka deklaruar Vuçiç.