-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zëdhënësja e Kremlinit: Zelensky konfirmoi se është nxitës i papërgjegjshëm i një lufte të madhe

Kryesoret

Maria Zakharova zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kremlinit e cilëson vizitën e Volodymyr Zelenskyt në Uashington si një “dështim të plotë diplomatik të Kievit”.

Maria Zakharova tha se presidenti ukrainas është “i fiksuar” me zgjatjen e luftës.

Ajo tha se qëllimet e Moskës mbeten “çmilitarizmi” i Ukrainës dhe aneksimi i të gjitha territoreve të pushtuara aktualisht nga Rusia.

“Me sjelljen e tij jashtëzakonisht të vrazhdë gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Zelensky konfirmoi se ai është kërcënimi më i rrezikshëm për komunitetin botëror si një nxitës i papërgjegjshëm i një lufte të madhe”, thotë Zakharova.

“Sa më shpejt që Kievi dhe disa kryeqytete evropiane ta kuptojnë këtë, aq më afër do të jetë zgjidhja paqësore e krizës ukrainase”, tha zëdhënësja.

Me takimin e djeshëm mes Trump dhe Zelenskyt në Zyrën Ovale nuk u arrit që të nënshkruhej marrëveshja që ishte planifikuar por u zhvillua e gjitha me debate dhe tone të larta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit