Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me Mbretin Charles gjatë vizitës së tij në Londër.
Zëdhënësi i tij Sergiy Nykyforov i tha AFP: “Ne jemi në Londër”. Ai shtoi se Zelensky do të takohet me Starmer në orën 17:15 GMT të shtunën dhe më pas me mbretin Charles III dhe një grup aleatësh evropianë të dielën.
Sipas BBC, takimi vjen me kërkesë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërkohë ditën e djehsme takimi mes Trump dhe Zelenskyt u pasu me debate dhe tone të ahspra ku nuk u arrit që të nënshkruhej marrëveshja për mineralet që ishte planifikuar të ndodhte.