Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë aty ku ndoqi nga afër dhe pati një bisedë me pjesëmarrësit në Panairin e Punës. Rama shprehet se Panairi i Punës do të bëhet traditë dhe Shqipëria do të bëhet konkurruese.
“Duket sikur Shqipëria ka vetëm lajme të këqija, Shqipëria punon dhe zhvillon e zgjeron ekonominë, bëhet më konkurruese. Unë dua të ju them se nëse i referohemi pasqyrës së realitetit ekonomik dhe social nuk ka asnjë krahasim me një dekadë më parë kur morëm këtë drejtim.
Ata që thonë që Shqipëria është më keq, ose flasin qëllimisht keq për punët në Shqipëri ose nga mungesa e in formacionit bëhen përhapës.
Ekonomia është zgjeruar dhe mundësitë për biznes janë shtuar. Paga mesatarë për mësuesit do të ishte 950 euro, ndërsa për mjekët do të ishte ku e ku mbi 1 mijë euro.”, tha Rama.
Në sallë u thye një gotë dhe kryeministri u shpreh se kështu do të plasë edhe syri i keq i kënetës në 11 maj, po nuk kemi ardhur këtu për të bërë fushatë elektorale.