-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maroku do të finalizojë procedurat në heqjen e vizave afatshkurtra për shqiptarët

Kryesoret

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka nisur një vizitë zyrtare në Marok, ku u prit nga homologu i tij, Nasser Bourita.

Ky takim shënoi 63-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike,si dhe konfirmoi vullnetin e përbashkët për të thelluar dhe forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh në fusha kyçe, duke përfshirë politikën, ekonominë dhe kulturën.

Gjatë diskutimeve dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Marokut dhe riafirmuan angazhimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor.

Një tjetër arritje e rëndësishme ishte vendimi për organizimin e një Forumi të Biznesit deri në fund të vitit në Tiranë, duke krijuar mundësi për investime të reja.

Maroku njoftoi heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë për qëndrime afatshkurtra. Ky vendim do të lehtësojë kontaktet mes qytetarëve dhe do të përmirësojë lidhjet ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu, Ministri i Jashtëm i Marokut konfirmoi se do të vizitojë Tiranën përpara fundit të vitit, duke riafirmuar angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit