Ditën e djeshme u zhvilluan votimet primaret në Partinë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve deputetë. Në disa qarqe ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe ka dalë rezultati i fituesve.
Në qarkun e Durrësit i pari është Igli Cara, i ndjekur nga Manjola Luku dhe Aulon Kalaja. Në qarkun e Korçës më i votuari renditet deputeti Bledion Nallbati, i dyti deputeti i PD Edmond Spaho, më pas ndiqet nga Ledina Alolli dhe Andrea Mano.
Në Fier më i votuari ka rezultuar Eduard Sharka, i ndjekur nga deputeti Luan Baçi. Në qarkun e Beratit, kandidati që ka arritur më shumë mbështetje është Zija Ismaili.
Ndërsa për qarkun Gjirokastër, kandidati më i votuar ka qenë Alma Buci Kore pas saj, renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani.
Fitues në rang qarku në Lezhë ka rezultuar Gjin Gjoni, i ndjekur nga ish-kreu i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala dhe deputetja Elda Hoti. Në qarkun Shkodër ish-kryebashkiaku Bardh Spahia rezulton më i votuari.
Në Kukës u shpall mjeku Hasjan Shkëlzen Ibra dhe në Dibër kandidati më i votuar është Ilir Krosi.