Pas mbylljes së samitit të Londrës, Presidenti ukrainas Zelensky u shpreh se marrëveshja e mineraleve me Amerikën është gati për nënshkrim nga ministri.
“Është jashtë politikës për të vazhduar atë që ndodhi në të kaluarën, ne jemi konstruktivë” vazhdon ai, “nëse kemi rënë dakord të nënshkruajmë marrëveshjen e mineraleve, ne jemi gati ta nënshkruajmë atë. Marrëveshja që është në tryezë do të nënshkruhet nëse palët janë gati,” përfundon ai.
Ukraina pritej të nënshkruante marrëveshjen – e cila do t’i jepte SHBA-së akses në rezervat e rralla minerale të Ukrainës – gjatë vizitës së Presidentit Zelensky në Uashington, por delegacioni ukrainas përfundimisht u largua më herët pas një konfrontimi të ashpër me Donald Trump në Zyrën Ovale.