Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 11 majit.
Ky koalicion bashkon tri subjekte politike, përfshirë ‘Nisma Thurrje’ të Endri Shabanit dhe “Lidhjen për të drejtat e punëtorëve shqiptarë” (PLDSH). Emri i koalicionit është konfirmuar si “Nisma Shqipëria Bëhet”, dhe partitë do të vendosin rregullat dhe veprimtarinë garuese brenda koalicionit, sipas Nenit 64 të Kodit Zgjedhor.
Ky është koalicioni i dytë që dorëzon kërkesën për regjistrim pas atij “Djathtas për Zhvillim”.