Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare,Ledjon Krisafi, diskutoi në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, vë në dukje se administrata Trump po i mbështet tezat e Rusisë për krijimin e një bote multipolare, duke i dhënë mundësi Putin-it të luajë një lojë të rrezikshme me SHBA dhe Kinën.
‘”Rendin po e përmbys superfuqia që ka krijuar rendin. Rubio tha po shkojmë drejt një botë multi polare. Këtë mund ta thotë Lavrov, por jo superfuqia. Zelensky u çudit nga naiviteti që kjo administratë po përballet me Rusinë. Kjo administratë mendon se Putin do respektojë marrëveshjet. Nëse SHBA kanë një aleancë Rusi-Kinë-Iran-Kore e Veriut. Më shumë ka logjikë të dobësosh Rusinë, se sa ta nxjerrësh Rusinë të fituar nga kjo luftë. Ka shumë mundësi që Putin të bëjë një lojë treshe me SHBA dhe Kinën. Loja e Trump është një lojë naive këtë rast.”









