-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania dhuron 3 miliardë euro për Ukrainën, Merz: Rreziqet kërkojnë veprim

Kryesoret

Lideri i partisë konservatore gjermane CDU, Friedrich Merz, ka njoftuar se Gjermania do t’i dhurojë Ukrainës një ndihmë shtesë ushtarake prej 3 miliardë eurosh. Merz, i cili pritet të jetë kancelari i ardhshëm i vendit, tha se ai do të takohet me kancelarin aktual Olaf Scholz për të finalizuar këtë vendim.

Ndihma kishte qenë planifikuar që nga viti i kaluar, por ishte ngrirë nga Scholz. Merz shpjegoi se fondet do të lëshohen së shpejti dhe se ky angazhim i ri ka për qëllim të përforcojë mbrojtjen dhe sigurinë e Ukrainës në një kohë kur rreziqet që kërcënojnë paqen dhe lirinë janë të mëdha.

Po ashtu, CDU dhe socialdemokratët (SPD) kanë njoftuar planet për investime të mëdha që do të bëhen në ekonominë dhe mbrojtjen e Gjermanisë, për të forcuar kapacitetet e saj përballë kërcënimeve globale.

“Duke marrë parasysh rreziqet që e kërcënojnë lirinë dhe paqen tonë në kontinent, fjala kyçe për mbrojtjen tonë duhet të jetë: pavarësisht çdo kostoje”, ka deklaruar Merz.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit