Papa Leoni, gjatë një meshe të mbajtur në Angola, ka apeluar për paqe dhe diplomaci në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.
Para një grupi të madh besimtarësh, ai vlerësoi armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit si një hap pozitiv dhe ka kërkuar që përpjekjet për paqe të vazhdojnë. Po ashtu, ai denoncoi përshkallëzimin e luftës në Ukrainë dhe bëri thirrje për dialog dhe ndërprerjen e dhunës.
“U bëj thirrje të gjithë atyre që punojnë për një zgjidhje diplomatike të vazhdojnë përpjekjet dhe bisedimet e paqes, në mënyrë që ndërprerja e armiqësive në të gjithë Lindjen e Mesme të bëhet e përhershme.”
/5pyetjet.al









