-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hyjnë në fuqi tarifat amerikane për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika

Kryesoret

Tarifat prej 25%, të paralajmëruara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për importet nga Kanadaja dhe Meksika, kanë hyrë në fuqi ditën e sotme. Trump tha se këto masa janë përgjigje ndaj fluksit të papranueshëm të drogave të paligjshme dhe imigrantëve pa dokumente në SHBA nga dy vendet fqinje.

“Nuk ka më vend për Kanadanë dhe Meksikën”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi se e vetmja mënyrë për t’i shmangur tarifat, do të ishte që prodhuesit kanadezë dhe meksikanë ta zhvendosnin prodhimin në SHBA.

“Ata duhet t’i ndërtojnë fabrikat e tyre të makinave dhe fabrika të tjera këtu në Shtetet e Bashkuara. Në atë rast, nuk ka tarifa”, tha Trump.

Tarifa shtesë prej 10% iu vendosën edhe importeve nga Kina, pas akuzave se Pekini nuk po bën mjaftueshëm për të ndaluar rrjedhën e fentanilit në SHBA. Kjo masë i çoi tarifat totale për produktet kineze në 20%.

Kanadaja tha se do të hakmerret me tarifa prej 25% për disa mallra amerikane me vlerë 150 miliardë dollarë, ndërsa Meksika dhe Kina paralajmëruan, gjithashtu, kundërmasa.

“Tarifat tona do të mbeten në fuqi derisa SHBA-ja të mos zmbrapset nga ky veprim tregtar”, tha kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit