-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaosi në Parlamentin e Serbisë, plagosen 3 deputete, njëra 8 muajshe shtatzënë

Kryesoret

Parlamenti i Serbisë u përfshi sot me tym dhe mjete piroteknike. Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Si pasojë e kaosit janë plagosur tre deputete, ku njëra prej tyre ndodhet në rrezik për jetën në spital. Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabić tha se tre deputetet e plagosura janë Jasmina Obradović, Jasmina Karanac dhe Sonja Ilić, e cila është tetë muaj shtatzënë.

Deputetja Jasmina Karanac u plagos kur u godit në kokë nga një granatë. Ajo u spërkat me sprej dhe u godit në kokë me një shishe, teksa pësoi dëmtime të rënda fizike.

Deputetja e tretë – Sonja Ilić, e cila është tetë muaj shtatzënë, u sëmur dhe u transferua në një institucion shëndetësor ku po luftojnë për të dhe për foshnjën e saj, tha Brnabicc.

Ndërsa presidenti Vuçiç u nis për në spital për të vizituar deputeten Jasmina Obradović, e cila po lufton për jetën.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit