Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka regjistruar 3 koalicione zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” udhëhiqet nga Partia Demokratike dhe përfshin Partinë e Lirisë, Partinë Republikane, PBDNJ, PAA, dhe aleatë të tjerë. Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” do të përbëhet nga Partia Djathtas 1912, e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, dhe LZHK e Dashamir Shehit.
Ndërsa koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” drejtohet nga Adriatik Lapaj dhe përfshin Lëvizjen Shqipëria Bëhet dhe Nismën Thurje.