Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, ka paralajmëruar se provinca do të vendosë tarifa prej 25% për eksportin e energjisë elektrike në SHBA si përgjigje ndaj tarifave që presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur për mallrat kanadeze.
Ford ka deklaruar se kjo do të ndikojë mbi 1.5 milion familje amerikane dhe ka paralajmëruar se mund të ndalojnë edhe eksportin e mineralit të nikelit, i cili është thelbësor për industrinë ushtarake amerikane.
“Donald Trump e nënvlerëson Kanadanë dhe qytetarët e saj”, deklaroi Ford.
Ai ka thënë se mund të ndalojnë plotësisht furnizimin me energji elektrike për shtetet si Minnesota, Michigan dhe New York nëse SHBA vendos tarifa të tjera ndaj Kanadasë.