Dy persona janë zhdukur në Tiranë dhe familjarët kanë ngritur alarmin në Polici, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e tyre.
Shtetasja D. D., 49 vjeçe, ka denoncuar se djali i saj me iniciale K. D., 28 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Po ashtu, shtetasja A. K., 39 vjeçe, ka raportuar se bashkëshorti i saj D. C., 44 vjeç, ka lënë banesën dhe nuk është kthyer. Policia e Tiranës ka nisur hetimet dhe po punon për gjetjen e të dyve.