-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Egnatia fiton ndaj Dinamos, Vllaznia ngjitet e dyta, Partizani në krizë

Kryesoret

Egnatia ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Dinamos me rezultatin 2-0, duke konsoliduar vendin e parë në renditjen e Abissnet Superiores. Rrogozhinasit dominuan ndeshjen dhe shënuan dy gola në pjesën e parë, me Lushkën që shënoi nga penalltia dhe Ujka që dyfishoi shifrat. Dinamo tentoi të reagojë në pjesën e dytë, por nuk arriti të shënojë.

Me këtë fitore, Egnatia arrin 52 pikë dhe mban kreun e renditjes, ndërsa Dinamo mbetet në 47 pikë dhe humbet vendin e dytë, që e merr Vllaznia pas fitores 2-0 ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”. Gruda zhbllokoi ndeshjen për shkodranët dhe Bajrami vulosi fitoren në kohën shtesë. Vllaznia ngjitet në 49 pikë dhe rimerr vendin e dytë, duke e lënë Dinamon pas.

Partizani vazhdon krizën, duke regjistruar humbjen e katërt radhazi dhe duke mos arritur të fitojë në shtatë ndeshje. Me vetëm 40 pikë, “demat” tani kanë vënë në dyshim pjesëmarrjen e tyre në “Final 4”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit