Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për avokatin 44-vjeçar Radovan Çela, i cili u vetëdorëzua në polici të mërkurën pasdite.
Sipas informacionit të policisë, specialistët e Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin R. Ç., i cili akuzohet për korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, si dhe për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Materialet për këtë rast janë dorëzuar në SPAK për ndjekje të mëtejshme ligjore.