-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës vendos gjoba për Egnatian dhe Flamurtarin

Kryesoret

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka publikuar vendimet për futbollin e javës së kaluar.

Për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozëve dhe pezullimet e disa zyrtarëve janë vendosur disa gjoba për Egnatian dhe Flamurtarin. Ndërsa për Vllazninë ka paralajmërime.

Vendimet:

  1. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezur flakadanë dhe mjete të tjerapiroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
  2. Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  3. KF Vllaznia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së seancave stërvitore në ambientet e Stadiumit Loro Boriçi, ku zhvillohen ndeshjet zyrtare, duke shkelur nenin 38/2 të Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

  4. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

  5. Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 14/1/j dhe 33 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  6. KS Kastrioti, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

  7. FK Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

  8. KF Iliria, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezur mjete piroteknike dhe fyerje ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

  9. Zyrtari i KF Iliria, Redon Cani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  10. Zyrtari i KF Iliria, Petrit Selmani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  11. Lojtari i KF Iliria, Andrea Pjetri, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  12. KF Naftëtari, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

  13. Zyrtari i FK Osumi, Polizoi Arbri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  14. Zyrtari i KF Shiroka, Ergi Axhami, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  15. Zyrtari i KF Shiroka, Bujar Celufaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  16. Lojtari i KF Shiroka, Klaudio Kodra, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  17. FK Erzeni U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-17 kundër Labëria SK U-17, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

  18. FC Besa U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-16, kunder FK Partizani U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

  19. FK Apolonia U-16, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-16, kunder FC Dinamo City U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

  20. Lojtari i AF Elbasani U-18, Ardian Nonaj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  21. Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Fabio Kalaja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

  22. KF Laçi U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kunder KF Apollo U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

  23. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tomori, Sali Kumani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

  24. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të CCBS, Ermal Bala, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

  25. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Pogradeci, Silvio Vokrri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

  26. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Flamurtari FC U-19, Geraldo Kapaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

  27. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Flamurtari FC U-17, Dejvis Begaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

  28. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Flamurtari FC U-17, Hizidjon Sulejmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit