-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali, Balla: Finalizimi i një pune shumëvjeçare

Kryesoret

Senati italian ka miratuar me 129 vota Marrëveshjen e Pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, një marrëveshje që ka kaluar më parë edhe në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, e ka cilësuar këtë moment një ditë historike, jo vetëm për 500 mijë shqiptarët përfitues të marrëveshjes, por edhe për familjarët e tyre kudo që ndodhen.

“❤️🖤U kry! Me të gjitha votat PRO Senati i Parlamentit Italian ratifikoi finalizimin e marrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane në fushën e Sigurimeve Shoqërore/Pensionet. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë bashkëatdhetarët tanë në Itali, por edhe familjarët e tyre kudondodhur, sepse me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes të gjithë ata (450.000-500.000 shqiptare) që kanë shumë vite që jetojnë, sakrifikojnë, punojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomik të Italisë, (nga ’90 e këtej) por edhe të atyre shtetasve italianë që kanë kontribuar e punojnë në Shqipëri, do të kenë më në fund mundësi të gëzojnë dhe përfitojnë sigurimet shoqërore/pensionet. Me firmosjen nga Presidenti Mattarella Marreveshja hyn në fuqi👏”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit