Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy m’sy u përgjigj komentuesit në lidhje me turizmin e Shqipërisë dhe nëse do të vazhdojë që të jetë kështu me çmime të larta.
Rama thekson se në mandatin e ri të qeverisjes që do ta marrin në 11 maj, vizioni i Partisë Socialiste do të jetë suksesi i Shqipërisë turistike. Kryeministri nënvizon se turizmi do të zhvillohet dhe me 11 maj do të jetë akoam më i bukur.
“Nuk e kuptova çfarë kishin parasysh për pyetjet për vitin ku jemi, por që jemi në 2025 e kam të qartë, sepse ky është viti i mandati të ri qeverisës që do e marrim më 11 maj. Nuk kam sesie e ngatërroj. Por dhe ju gëzoheni, mos kini frikë të gëzoheni. Këtë muhabetin që vetëm ne kishim mbetur pa u zhvilluar dhe kjo do ndodhte, mos e bëni është, se nuk është serioze, por shumë qesharake. Fakti që po ndodh, lidhet me punën kolosale që është bërë për të pastruar imazhin, llumin e plehrat, për të mbështet investimet në turizëm, bujqësi e me radhë… Suksesi i Shqipërisë turistike sot është vizioni, puna e kësaj qeverisë dhe askujt tjetër dhe aleanca jonë me sipërmarrjet shqiptare. Të tjerat janë llafe që i merr era. Era e 11 maj, yyy sa llafe do të marri me vete, ja erdhi, do ta shohim sa llafe do marri me vete ai 11 maj, i bukur do të jetë.”