-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama inspekton punimet e shkollës “Pjetër Pudi”: Kemi bërë një revolucion

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetaren e deleguar të bashkisë së Tiranës Aurela Ristani ka inspektuar sot punimet në shkollën Pjetër Budi.

Rama u shpreh se me shkollat në Tiranë është bërë një revolucion dhe janë ndërtuar një model që është i standardit më të mirë evropian.

Ndërsa Ristani tha se me godinën e re do të eleminohet shkolla pasdite pasi do të ketë shumë hapësira. Ajo theksoi se shkolla do të jetë e pajisur me bibliotekë, labortaorë, hapësira sportive multifunksionale, tarracë të gjelbër, dhomat e psikologut dhe infermierisë.

“Si pjesë e shkollave që ne i kemi të rindërtuara, edhe kjo shkollë është rindërtuar e plotë dhe një nga gjërat që do të bëjmë më mirë është të shmangim komplet turnin e dytë sepse po shtojmë klasat. Deri tani ishte me 938 nxënës dhe 4 klasa ishin me turn të dytë. I kemi shtuar ato, duke ekonomizuar më mirë hapësirën me projektin dhe nuk do të ketë më turn të dytë, po përveç asaj që do të ofrojë gjelbërim edhe hapësira të ndriçimit shumë të mira, ka një shtesë të bukur të faktit që do të ketë një holl të brendshëm dhe tarracë të gjelbër. Tarraca sipër do të jetë e shfrytëzueshme dhe do të ketë dalje nga holli nëpër klasa e nëpër korridore. Tipar tjetër është që palestra është multifunksionale dhe ka një sallë tjetër multifuknsionale, me akses të jashtëm që mund të përdoret dhe për pjesën jashtë shkollës. Do të ketë bibliotekë, laboratorë dhe ajo që ne po shtojmë është edhe klasat e parashkollorit që nuk kanë ekzistuar më përpara. Mendojmë që të jetë gati brenda fundit të vitit kalendarik.” tha kryetarja e deleguar e bashkisë së Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit