-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria s’e ftoi, djali i legjendës kuqezi vidhet irlandez

Kryesoret

Shqipëria ka humbur një sulmues që premton shumë për të ardhmen. Bëhet fjalë për djalin e Rudi Vatës, legjendës së kombëtares shqiptare.

Djali i tij, Rocco Vata ka marrë ftesën për të luajtur me ekipin e parë të Irlandës në play off-et e Ligës së Kombeve.

Ai nuk ka marrë ftesë nga kombëtarja shqiptare dhe kështu duket se ka pranuar ftesën e Irlandës. Kjo gjë i ka shuar shanset e tij për të veshur fanellën kuqezi.

Talenti shqiptar po zhvillon një sezon fantastik në Angli me Watford, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.

Irlanda do të luajë dy takimet e radhës për play off-et e Ligës së Kombeve me Bullgarinë, më 20 mars në transfertë dhe tre ditë më vonë në shtëpi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit