Gjyqtarja paraprake ka pushuar hetimet për Leonard Hiden, kryebashkiakun e Libohovës që SPAK-u e akuzoi për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës.
SPAK përfundoi hetimet dhe kaluar kërkesën për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Hide dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.
Dyshimet janë gjithashtu se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie. Por gjykata i pushtoi hetimet duke mos e kaluar për gjykim.