-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali me Grupin e Miqësisë Poloni-Shqipëri: Në fokus bashkëpunimi parlamentar

Kryesoret

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali zhvilloi takime me Grupin e Miqësisë Poloni-Shqipëri, ku diskutohet forcimi i bashkëpunimit parlamentar, krijimi i platformës për investime polake në Shqipëri, shkëmbimi i eksperiencave për integrimin evropian dhe nxitja e integrimit rajonal.

Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Poloni, shoqëruar nga deputetët Mimi Kodheli, Anduel Tahiraj, Milva Ekonomi dhe Eralda Bano.

“Me Grupin e Miqësisë Poloni-Shqipëri, u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit parlamentar, krijimin e një platforme për investime polake në Shqipëri, shkëmbimin e eksperiencave për integrimin europian, dhe nxitjen e integrimit rajonal përmes bashkëpunimit mes qeverisjes vendore”, shkruan Spiropali.

Në një deklaratë të përbashkët, ajo theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetjen që Polonia ka dhënë për Shqipërinë në proceset e rëndësishme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit