-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali në Varshavë: Shqipëria, vendi kandidat me vendosmëri drejt anëtarësimit në BE

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë në Varshavë ku është takuar me homologuun polak Szymon Holoenia.

Gjatë konferencës për shtyp, Spiropali tha se Shqipëria është i vetmi vend kandidat që është i vendousr drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo nënvizoi edhe mbështetjen e Polonisë për hqipërinë në procesin e integrimit evropian.

“Shqipëria është vendi kandidat që ecën më me shpejtësi dhe vendosmëri drejt anëtarësimit në BE. Mbështetja popullore drejt anëtarësimit në BE mbetet më e larta në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo përbën një frymëzim dhe detyrim që të përshpejtojmë agjendën tonë të reformave drejt familjes tonë të natyrshme të cilës i përkasim. Ne rikonfimuam që Polonia do të vazhdojë rolin e saj për çuarjen përpara të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, forcimin e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen e Shqipërisë në procesin drejt BE”, tha Spiropali.

Ajo theksoi se prioriteti i Shqipërisë është ruajtja dhe stabiliteti i Shqipërisë me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit