Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se të Premten e 7 Marsit do të hidhet shorti për fazën gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë.
Shorti do të hidhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në orën 11:00. Në gjysmëfinalen e Kupës janë katër skuadra: Partizani, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia.
Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më 31 Mars, ndërsa sfidat e dyta ku do të përcaktohen edhe dy ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe.
Finalja e Kupës së Shqipërisë është planifikuar të zhvillohet më 24 Prill.