Presidenti Donald Trump përjashtoi industrinë e automjeteve për një muaj nga tarifat e vendosura për produktet e importuara nga Kanadaja dhe Meksika, për të shmangur “humbjet ekonomike” për prodhuesit amerikanë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, tha se ky lirim është dhënë pas bisedimeve me GM, Ford dhe Stellantis.
Trump ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar përjashtime të tjera nga tarifat.