Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani, është përfshirë në formacionin e javës në Korenë e Jugut pas një paraqitjeje fantastike me Gwangju, ku realizoi dopietë në fitoren 2-1 ndaj Anyang.
Performanca e tij e shkëlqyer u vlerësua me një notë të lartë, 8.3.
Asani ka kontribuar edhe në aspekte të tjera të lojës dhe po luan sezonin e tij të tretë me Gwangju.