Një sherr me thika ka ndoshur mes pronarëve të lokaleve në Korçë.
Si pasojë e këtij sherri kanë mbetur 3 persona të plagosur.
Dyshohet se konflikti ka nisur fillimisht verbalisht mes personave e më pas ka degraduar në përdorimin e thikës.
Një nga të plagosurit është transportuar menjëherë në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, policia ka mbërritur në vendngjarje për të marrë në pyetje personat e përfshirë dhe zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.









