-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama flet për marrëzira, shndërrohet në zog qyqe çdo mëngjes

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për vjedhje të mëdha në projekte infrastrukturore, duke përmendur konkretisht tunelin e Llogarasë dhe sheshet e qyteteve, që sipas tij kanë shpenzuar shumë më shumë sesa rrugët kombëtare.

Ai ka theksuar se këto janë shembuj të qartë të korrupsionit dhe ka thënë se Rama është duke u larguar nga realiteti, duke numëruar “marrëzira” për të mbuluar dështimet e tij.

“Ata janë në një kaos, janë në një panik të tmerrshëm. A mund të imagjinoni një kryeministër që ka qeverisur 12 vjet dhe nuk është i zoti të mbrojë një vepër të tij. Nuk po them se janë zero, se tuneli i Llogarasë është realitet, pllakat e shesheve janë realitet, por problemi është që kudo që ti prekësh del një vjedhje. Po të përmend tunelin e Llogarasë del 50 milionë euro vjedhje, kjo është realitet. Po të përmend pllakat e shesheve të qyteteve kanë kushtuar më shumë se të gjitha rrugët nga Hani i Hotit në Gjirokastër, nga Morini në Durrës, 2.3 miliardë euro sheshet e qyteteve. Një vjedhje e 10-fishte me çmimin. Ndaj dhe ai nuk ka si të flasë për sukseset, por flet për zhaba, hardhucë, pra e ka shndërruar vetën në një banor të parkut zoologjik që cdo mëngjes si zog qyqe del dhe numëron marrëzira, tregon se është në panik dhe tregon se është i humbur”, tha Sali Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit