-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erisa Xhixho: Rritja e pagave të mësuesve është një mashtrim i qeverisë

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka akuzuar qeverinë për mashtrim lidhur me skemën e rritjes së pagave për mësuesit. Ajo theksoi se, përkundër premtimit, shumë mësues janë paguar më pak se kolegët e tyre për shkak të një vendimi të Këshillit të Ministrave, që penalizon mësuesit e ciklit fillor.

Sipas Xhixhos, shumë mësues kanë parë ulje të pagës prej 10 mijë lekësh, dhe përfituesit kryesorë kanë qenë drejtuesit e shkollave, jo mësuesit.

“Rritjes së pagave të mësuesve i doli boja!”, shkruan Xhixho, duke theksuar se të paktën 6500 mësues në të gjithë vendin po paguhen më pak se kolegët e tyre, për shkak të një Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM), i cili sipas saj penalizon mësuesit e ciklit fillor.

Vetëm duke e bërë arsimin prioritet kombëtar, përmes buxhetimit dhe politikave incentivuese, mund të frenojmë shpopullimin dhe boshatisjen e shkollave e universiteteve,” theksoi deputetja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit