Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një person ku ndahen aksi i Rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës. Trupi i pjaetë u gjet nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve të Lezhës.
Ata menjëherë kanë lajmëruar policinë, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet, por pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.