14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Shqipëria e investimeve madhështore në energjetikë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat shprehet se Shqipëria do të jetë e investimeve madhështore në energjetikë.

“Shqipëria madhështore do të jetë Shqipëria e bumit të madh energjetik, do të jetë Shqipëria e investimeve në energjetikë. Unë jam këtu për të garantuar shqiptarët se prodhimi i energjisë nga era, dielli dhe gazi me përparësi absolute energjinë e rinovueshme do të dyfishojë prodhimin total të sotëm gjatë mandatit që vjen. Parqet eolike, solare do të marrin përparësi absolute. Shqipëria ka ndër platformat e erës më të fuqishme në Evropë. Këto platforma shtrihen nga thellësitë e alpeve në jug. Zona të mëdha mund të prodhojnë mijëra megavatë në energji eolike. Por dielli është një burim i pashtershëm dhe unë garantoj qytetarët shqiptarë se Shqipërinë do ta shndërrojmë në vendin më tërheqës në Evropë për investimet në energji. Përfituesit më të mëdhenj të këtij bumi do të jenë qytetarët shqiptarë dhe biznesi shqiptar. Do të përdoren të gjitha potencialet ujore në përputhje me rregullat e mjedisit për të shndërruar në energji ujërat që derdhen në det. Do të autorizohet ndërtimi i mikro HEC-eve për të prodhuar nga fshatra, komunitete e lagje energji falas.
Këto burime fantastike, të mëdha, të pashtershme energjie do ta bëjnë Shqipërinë një ndër nyjet më të fuqishme energjetike, një superfuqi rajonale energjetike. Do të ketë investime publike në TEC-e gazi me standardet më të larta të respektit mjedisor. Kontratat që ekzisotjnë me TAP-in i bëjnë të mundur Shqipërisë të ndërtojë. Energjia si një nga shtyllat kryesore të programit tonë do të ndryshojë jetën e mbarë qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit