Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku një makinë elektrike ka marrë me shpejtësi duke tërhequr zjarrë dy të mitura.
Ngjarja ka ndodhur kur dy të miturat po bënin stërvitje në një fushë sportive. Si pasojë 10-vjeçarja ka ndërruar jetë dhe vajza tjetër 8 vjeçe është plagosur.
Sipas Daily Mail, incidenti ka ndodhur pasditen e së mërkurës (5/3) në Klubin e Futbollit Kendal Rugby Union, kur automjeti është përplasur me një gardh metalik dhe ka përfunduar në fushën sportive.
Ndërsa autoritetete thonë se nuk ka asnjë provë që sugjeron se ky ishte një veprim i qëllimshëm. Policia ka arrestuar shoferin 40-vjeçar nga Lancaster dhe po vijon punët për të zbardhur aksidentin e plotë.