Koordinatori rajonal i Partisë Demokratike për Tiranën Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok për 12 muaj. Balliu shprehet që me 15 mars në protetsë kundër censurë së fjalës së lirë.
Ai nënvizon që ky akt kriminal meriton një përgjigje të ashpër dhe të egër pasi sipas tij vjen sii rrjedhojë e frikës dhe tmerrit të 11 majit.
“Edi Rama me mbylljen e TikTok censurojë fjalën e lirë. 15 Mars të luftojmë për të.
Sot Edi Rama bashkojë Shqipërinë me Afganistanin Nepalin, Kinën, Pakistanin Somalinë, Indonesinë dhe Iranin duke ndalur fjalën e lirë.
Cili nga këto vende është në Europë.
Ky akt kriminal meriton një përgjigje të ashpër, një përgjigje të egër për këtë censurë diktatoriale që vjen si rrjedhojë e frikës dhe e tmerrit që ka mbërthyer e kapluar këtë qeveri nga humbja e pashmangshme e datës 11 Maj.
Te bashkohemi në protestë në datën 15 Mars kundër censurës së fjalës së lirë.”, shkruan Balliu.