Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia nuk do të dorëzohet përballë presioneve të jashtme në lidhje me luftën në Ukrainë. Ai theksoi se vendi i tij do të kërkojë një version të paqes që siguron zhvillimin dhe sigurinë afatgjatë, duke shtuar se Rusia nuk ka ndërmend të dorëzojë asgjë që është e saj.
Po ashtu, Putin iu përgjigj kritika presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili e cilësoi Rusinë si “rrezikun e vërtetë”, duke thënë se disa ende duan të kthehen në kohën e Napolonit, duke harruar fundin tragjik të tij.
“Duhet të fitojmë një version të paqes që do të na përshtatej neve dhe do të siguronte qetësi për shtetin tonë, për një perspektivë të gjatë historike. Nuk duam asgjë që u takon të tjerëve. Por nuk do të japim asgjë që na takon. Na duhet opsioni që siguron zhvillimin e qëndrueshëm të shtetit tonë nën kushte paqeje dhe sigurie”, ka thënë ai para nënave të ushtarëve rusë.
Presidenti i Rusisë po ashtu duket se iu kundërpërgjigj presidentit francez, Emmanuel Macron, për deklaratën e së mërkurës që tha se “historia ka treguar se Rusia është rreziku i vërtetë”.
“Disa nuk po rahatohen. Ka ende njerëz që duan të kthehen në kohën e Napolonit, duke harruar sesi përfunduan”, ka thënë Putin.