Disa ditë më parë një 3-vjeçar nga Shkodra humbi jetën pasi nuk arriti që ti mbijetonte nga helmimi i ilaçit të minjve. Prindërit kishin spërkatur një ambient pranës shtëpisë.
Ndërsa motra e tij 7-vjeçare pas 10 ditësh në terapi intensive në Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT e ka kaluar rrezikun për jetën. 7-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet që të lërë spitalin për tu rikthyer në shtëpi.
Ndërkohë disa ditë pas ngjares nëna e fëmijëve e cila ishte shtatëzënë ka sjellë në jetë fëmijën e tretë që është vajzë.