-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Paqe pa hequr dorë nga Ukraina, ja hapat për marrëveshje të qëndrueshme

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se vendi i tij dëshiron paqe, por jo me kushtin që kjo të sjellë heqjen dorë nga territori ukrainas. Gjatë një takimi me liderët evropianë në Bruksel, Zelensky kërkoi që kombet evropiane të vazhdojnë përpjekjet për përfshirjen e Ukrainës në negociatat e paqes, duke miratuar gjithashtu një “Plan të riarmatimit të Evropës” dhe nxitur shtimin e shpenzimeve për mbrojtje.

Në një postim në rrjetin social X, Zelensky renditi hapat që duhet të ndjekin negociatat për të arritur një paqe të qëndrueshme me Rusinë.

Hapi i parë është armëpushimi në ajër dhe në det

Hapi i radhës është lirimi i të gjithë të burgosurve të luftës si mënyrë për të ndërtuar besim

“Kjo duhet të bazohet në kuptimin se çdo armëpushim ose masë për ndërtimin e besimit mund të shërbejë vetëm si një prolog për një zgjidhje të plotë dhe të drejtë, për një marrëveshje të gjithanshme mbi garancitë e sigurisë dhe mbarimin e luftës”, ka thënë Zelensky.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit