Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të dërguar për gjykim portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin më 19 prill 2023. Saraiva akuzohet për “vrasje me paramendim” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.
Ai mohon akuzat lidhur me ngjarjen, ndërsa për vrasjen dyshohet se është porositës Edmond Haxhia, i cili është arrestuar në Angli dhe ndodhet në proces ekstradimi.