-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elektricistët britanikë dënohen për vjedhjen e energjisë për “Shtëpitë e barit”

Kryesoret

Tetë elektricistë britanikë u dënuan për vjedhje të energjisë elektrike, të cilën e përdornin për të furnizuar “shtëpitë e barit” të ngritura nga bandat shqiptare.

Grupi, i udhëhequr nga drejtuesit e një kompanie të regjistruar, ofronte shërbime për krimin e organizuar shqiptar, duke furnizuar me energji fermat e kanabisit të shpërndara në 32 zona të Mbretërisë së Bashkuar, midis 2020 dhe 2024. Hetuesit zbuluan se elektricistët ishin të përfshirë në ndihmën për ngritjen e këtyre fermave, ku u gjetën edhe shenja të shpërthimeve elektrike gjatë manipulimit të kabllove.

Operacioni Shkëndija çoi në konfiskimin e bimëve kanabis me një vlerë deri në 21 milionë paund dhe shkatërrimin e mbi 100 fermave. Banda shpesh e kryente punën ilegale pa licencë dhe me shkelje të ligjit, ndërkohë që disa nga anëtarët u lënduan gjatë realizimit të punës.

Ky grup ishte thelbësor për ngritjen e fermave të kanabisit në objekte të ndryshme, duke përfshirë ish-hotele, dyqane dhe lokale të braktisura, dhe shkaktoi një dëm të madh për shtetin dhe shoqërinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit