Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, do të vizitojë Tiranën më 13 mars. Gjatë vizitës së saj, Kos do të takohet me krerët e lartë të shtetit, përfshirë presidentin Bajram Begaj, dhe më pas do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Në axhendën e saj, Kos do të zhvillojë një konferencë në Kolegjin Evropian me temën “Zgjerimi i BE dhe Ballkanit Perëndimor”. Pas kësaj, ajo do të takohet me figura të rëndësishme të politikës shqiptare, përfshirë kryeparlamentaren Elisa Spiropali, nënkryetarin e Kuvendit Agron Gjekmarkaj, deputetët e PD-së Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi, si dhe kryetarin e Komisionit për Integrimin.