-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rohde kritikon Serbinë: Shkeli marrëveshjen e Ohrit, përkrahim Kosovën

Kryesoret

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit me veprimet e saj në Këshillin e Evropës, duke penguar avancimin e Kosovës për statusin e mysafirit special.

Ai theksoi mbështetje të fortë për Kosovën, duke e përkrahur në aspiratat e saj për anëtarësim të plotë në këtë institucion.

Rohde theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian ka reaguar fuqishëm ndaj këtyre veprimeve të Serbisë.

‘Bashkimi Evropian ka reaguar me forcë: Veprimet e Serbisë në Këshillin e Evropës që pengojnë përparimin e Kosovës shkelin Marrëveshjen e Ohrit 2023. 🇪🇺 Gjermania qëndron me Kosovën, duke mbështetur aspiratën e saj për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës dhe duke ndihmuar në sigurimin e votave bazuar në meritat e saj’’, ka shkruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit