-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tregtia Shqipëri-SHBA, si mund të ndikojnë tarifat e reja të Trump?

Kryesoret

Megjithëse me distancë të largët Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner tregtar i rëndësishëm i vendit tonë. Vitin e kaluar SHBA u rendit e pesta për nga vlera e importeve dhe 13-ta për eksportet.

Importet amerikane shënuan 20.5 miliardë lekë më 2024, duke u rritur me 19 për qind nga viti 2023. Katër vitet e fundit importet nga SHBA në vlerë janë rritur me 104.%.

Vitin e kaluar SHBA ishin furnizues kryesor të Shqipërisë me mallra bashke më Italinë, Kinën, Greqinë dhe Gjermaninë. Madje importet nga SHBA ishin më të larta në vlerë edhe se ato të Kosovës.

Importet amerikane zunë 2.3 për qind të totalit të importeve me 2024.

Gjithashtu tregu amerikan është i rëndësishëm për eksportet tona, pasi Shqipëria çon në mënyrë të drejtpërdrejte dhe tërthortë (nëpërmjet Gjermanisë) bimët mjekësorë në tregjet amerikane. Vitin e kaluar eksportet e Shqipërisë drejt SHBA arritëm 7 miliardë lekë me rënie vjetore 27 për qind, si rrjedhojë e dobësisë që pësuan në përgjithësi eksportet tona nga dobësimi i euros.

Importet nga SHBA dominohen nga mjetet e transportit dhe lëndët djegëse. Në anën tjetër eksportet shqiptare në SHBA dominohen nga giza, çeliku, bimët mjekësore, alumini, mobileri, produkte ushqimore etj.

Politika tarifore e që po ndjek administrata e re në SHBA mund të ndikojë Shqipërinë tërthorazi sesa nga mallrat që tregtohen drejtpërsëdrejti. Ekspertët e ekonomisë besojnë se lufta tregtare mund të sjellë një valë të re çmimesh në tregjet globale nga të cilat Shqipëria mund të ekspozohet tërësisht.

Tregtia e Shqipërisë me SHBA-të zuri 2.1 për qind të volumit tregtar me jashtë vitin e kaluar, duke mbetur e pandryshuar në dekadën e fundit.

Meqenëse SHBA është bërë tregu më i rëndësishëm i eksportit për BE-në gjatë dekadës së fundit, ndikimi negativ i tarifave të larta të SHBA-së mbi mallrat dhe shërbimet europiane do të jetë i rëndësishëm për shtetet e Evropës Lindore analizon instituti për Studime ekonomike i Vjenës.

Ndërsa flukset e drejtpërdrejta tregtare midis rajonit tonë dhe SHBA-ve janë të kufizuara, kërkesa më e ulët për produkte industriale evropiane do të ndikojë negativisht Europën Qendrore dhe Lindore.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas bëri thirrje për të reaguar me qetësi dhe maturi ndaj kërcënimeve të presidentit Donald Trump me tarifa: “Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, tha ajo. “Në luftërat tregtare nuk ka fitues” – tha Kallas.

Presidenti i SHBA-s, Donald Trump shpalli të shtunën e kaluar një dekret për tarifa doganore shtesë prej 25 për qind për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika dhe dhjetë për qind për produktet kineze.

Trumpi i kërcënoi sërish europianët me masa të ngjashme. I pyetur në një konferencë shtypi për tarifat tregtare për vendet e Bashkimit Europian, Trumpi tha: “Kjo do të ndodhë patjetër”. Nuk kemi ende një plan kohor, por do të ndodhë “shumë shpejt”.

Pavarësisht nga kjo retorikë e ashpër ende mbetet e paqartë nëse SHBA-ja do të vendosë vërtet tarifa doganore ndëshkuese kundër BE-së. Nëse kjo do të ndodhë, tarifat doganore mund ta dëmtojnë rëndë Gjermaninë, sidomos industrinë e automobilave

Burimi:INSTAT

Burimi INSTAT

Burimi INSTAT

./Monitor/ 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit