Dita e dytë e analizës socialiste. Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave.
Fokusi sot do të jetë drejtuesit e qarqeve që do të diskutojnë me kryeministrin për kandidatët që kanë përzgjedhur për t’i bërë pjesë të listave për deputetë për zonat që mbulojnë.
Një ditë më parë është diskutuar për programin elektoral për garën e 11 Majit.