-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama lëshon gojën ndaj koalicionit të Berishës: Rraqe, karavidhe dhe mbeturina

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nuk u përmbajt sot kundër opozitës duke shpërthyer në ofendime. I cilësoi rrangalla, karavidhe, mbeturina, etj. Tha se simboli i koalicionit të opozitës me emrin “Shqipëria Madhështore” janë mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Tani parafytyroni që të gjitha këto t’i vendosësh në diskutim për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Gjuzi është figura më domethënëse dhe mustaqet e tij janë e vetmja gjë madhështore në atë shportë karavidhesh, mbeturinash të historisë dhe produktesh të një kënete që nuk i është ndarë Shqipërisë që nga 1912” tha ai.

“Dua t’ju them se në vigjilje të një sfide shumë të madhe që Shqipëria ka, jo PS, PS ka barrën e saj të pashmangshme, por në 11 Maj Shqipëria ka një sfidën për të mos humbur asnjë minutë në një proces ku për herë të parë mundësia që të bëhemi pjesë e BE-së është reale dhe është në duart tona dhe në këtë sfidë të Shqipërisë unë dua t’ju them se ndryshe nga të tjerët që kanë grumbulluar të gjitha rraqet mashkullore të Shqipërisë në emër të një madhështie që Zoti e di ku është, se gjëja më madhështore që unë shikoj në atë anë janë mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Aty e keni madhështinë e asaj bauleje me rraqe. Ne do të kemi një qasje tjetër, ne burrat, që kemi marrë mandate nga PS do i hedhim në fushë, ndërsa gratë do i ndajmë në dy pjesë; gratë që do të jenë nikoqiret e këtij procesi të 4 viteve të ardhshme që do ta marrim përfaqësimin e PS-së në pjesën e mbyllur dhe vajzat që do të jenë pjesë e listave të hapura. Në listat e mbyllura do të kemi, djem, vajza, gra që janë forca e të resë, gruas, e një Shqipërie që shikon përtej 2030. Ndërkohë që në pjesën tjetër të skuadrës do të përfitojmë të gjithë energjinë, eksperiencën dhe burrat luftëtarë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit