-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Vajzat dhe gratë do i fus në listë të sigurtë në 11 Maj, burrat të mbledhin votat

Kryesoret

Në një aktivitet me gratë dhe vajzat në ditën e 8 Marsit, kryeministri Edi Rama njoftoi se në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit, gratë dhe vajzat do të jenë në listë të mbyllur, pra të sigurtë, kurse burrat të luftojnë për cdo në terren.

Duke fuqizuar gratë dhe duke u dhënë më shumë vend në të gjitha nivelet e përfaqësimit, ne të gjithë bashkë luftojmë për t’i bërë burrat më të arsyeshëm dhe më të urtë në kuptimin e mençurisë. Dua t’ju them se në vigjilje të një sfide shumë të madhe që Shqipëria ka, jo PS, PS ka barrën e saj të pashmangshme, por në 11 Maj Shqipëria ka një sfidën për të mos humbur asnjë minutë në një proces ku për herë të parë mundësia që të bëhemi pjesë e BE-së është reale dhe është në duart tona dhe në këtë sfidë të Shqipërisë unë dua t’ju them se ndryshe nga të tjerët që kanë grumbulluar të gjitha rraqet mashkullore të Shqipërisë në emër të një madhështie që Zoti e di ku është, se gjëja më madhështore që unë shikoj në atë anë janë mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Aty e keni madhështinë e asaj bauleje me rraqe. Ne do të kemi një qasje tjetër, ne burrat, që kemi marrë mandate nga PS do i hedhim në fushë, ndërsa gratë do i ndajmë në dy pjesë; gratë që do të jenë nikoqiret e këtij procesi të 4 viteve të ardhshme që do ta marrim përfaqësimin e PS-së në pjesën e mbyllur dhe vajzat që do të jenë pjesë e listave të hapura. Në listat e mbyllura do të kemi, djem, vajza, gra që janë forca e të resë, gruas, e një Shqipërie që shikon përtej 2030. Ndërkohë që në pjesën tjetër të skuadrës do të përfitojmë të gjithë energjinë, eksperiencën dhe burrat luftëtarë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit